Argjentinasit festë mbi oqean, francezët kokëulur në tokë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 21:40 | Futboll

Didier Deschamps dhe skuadra e tij janë rikthyer në vendlindjen e tyre, teksa janë pritur si heronj, edhe pse erdhën pa trofeun më të rëndësishëm futbollistik botëror, pas humbjes së djeshme ndaj Argjentinës në finalen e Katar 2022.

Pavarësisht humbjes, mijëra njerëz u mblodhën në “Place de la Concorde” të kryeqytetit për t'u dhënë lojtarëve një pritje të denjë. Megjithatë, kjo duket se nuk ua ktheu humorin në fytyrë “gjelave”.

Deschamps dhe lojtarët e tij u fotografuan me kokën ulur dhe të mërzitur duke zbritur nga avioni dhe në pistë përpara se të niseshin për të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet në nder të tyre në kryeqytetin francez.

Ndërkohë, lojtarët francezë shoqëroheshin edhe nga familjet e tyre, të cilat u fotografuan gjithashtu duke dalë nga avioni.

Ndërkohë, kombëtarja e Argjentinës ndodhet ende në avion mbi Oqean, në rrugën e gjatë drejt kryeqytetit Buenos Aires, ku e pret një festë madhështore mes fansave të tyre, të cilët kanë pritur plot 36 vjet që kupa e botës të vijë në vendlindjen e Maradonës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/19/mesazh-sfidues-i-kylian-mbappe-pas-zhgenjimit-ne-kupen-e-botes/
https://a2news.com/2022/12/19/veprimi-dinak-i-theo-hernandez-qe-shmangu-golin-e-sigurt-te-argjentines-me-porten-bosh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos