Kylian Mbappé, futbollisti i të ardhmes mbush sot 24 vjeç

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 07:01 | Futboll
Kylian Mbappé, futbollisti i të ardhmes mbush sot 24 vjeç

Kylian Mbappé është futbollist profesionist francez, i cili luan si sulmues për Paris Saint-Germain dhe Kombëtaren Franceze. Ai lindi në Paris më 20 dhjetor 1998. Menaxheri i Mbappé është babai i tij, i cili është kamerunas, ndërsa e ëma ka origjinë algjeriane.

Mbappé shpejt u bë një golashënues për ekipin e Monakos, ku bëri debutimin e tij, duke ndihmuar klubin të fitojë titullin e parë, në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare. Ai më vonë u transferua tek Paris Saint-Germain sezonin pasues, për 180 milionë euro. Mbappé u thirr për herë të parë për të luajtur për Kombëtaren Franceze kundër Luksemburgut dhe Spanjës, në mars 2017.

Përveç Messit, finalja e Kupë së Botës kishte edhe një protagonist të jashtëzakonshëm dhe ai ishte Kylian Mbappe. Në total, 24-vjeçari ka realizuar 8 gola në këtë kompeticion, duke u shpallur golashënues i Botërorit, me një gol më shumë se Lionel Messi.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli