Argjentina në festë, kampionët kthehen në shtëpi, pritje madhështore në Buenos Aires

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 11:15 | Futboll

Një natë feste në të gjithë Argjentinën. Kombëtarja albiçeleste mbërriti në shtëpi në orët e para të mëngjesit ku qindra mijëra tifozë kishin dalë për të përshëndetur skuadrën. Familjarë, fëmijë, të rritur pa dallim moshe braktisën gjumin dhe i dedikuan gjithë natën ekipit të tyre fitues.

Ndonëse ora shënonte 3 e mëngjesit kur albiçelestët u ulën në tokën argjentinase, në Buenos Aires kjo nuk llogaritej, por të gjithë brohorisnin për ekpin e tyre.

Nga autobusi, skuadra përshëndeste tifozët që kishin udhëtuar deri në aeroport në shenjë mirënjohjeje për ekipin.

Disa qanin, disa këndonin, disa përqafoheshin me njëri-tjetrin teksa thërrisnin emrat e heronjve të tyre  mes shumë emocionesh. Nga ana tjetër, shumë tifozë argjentinas kujtuan dhe të madhin Diego Maradona, i cili ndërroi jetë dy vite më parë po që mbetet i pavdekshëm për të gjithë tifozët mbarëbotërorë.

Festimet do të vazhdojnë dhe më vonë në sheshet kryesore të Bunos Aires ku është programuar dhe ceremonia zyrtare. Për Albiçeleste, ky është titulli i tretë kampion bote pas atyre të viteve 1978 dhe 1986. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos