SHBA shpreson që takimi Kurti-Vuçiç të jetë konstruktiv

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 11:07 | Kosova
SHBA shpreson që takimi Kurti-Vuçiç të jetë

Edhe pse përplasja diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë nuk jep asnjë sinjal zbutje, Shtetet e Bashkuara shpresojnë që takimi i 2 majit në Bruksel, mes Albin Kuritit dhe Aleksandar Vuçiç do të jetë konstruktiv. Pas një bisede me presidentin serb Vuçiç, Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e vuri theksin te nevoja urgjente për të themeluar Asociacionin.

Zhvillova një bisedë thelbësore, pozitive me presidentin Vuçiç. Ramë dakord për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit SHBA-Serbi dhe fokus të përbashkët për progresin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin.

Derek Chollet, këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit

Serbia dhe Kosova pritet të vazhdojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, më 2 maj, ku pritet të mbahet takimi i radhës së nivelit të lartë. Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë konfirmuar tashmë se në fokus të këtij takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të jetë edhe çështja e Asociacionit, përkatësisht prezantimi i draft-statutit të Asociacionit, i hartuar nga Ekipi Menaxhues.

Kurti ka thënë të martën se puna e Ekipit Menaxhues, i cili përbëhet nga serbë dhe përmbajtja e statutit nuk janë “edhe aq të njohura”. Kreu i ekzekutivit të Prishtinës deklaroi si i kishte shprehur gatishmërinë Bashkimit Evropian gatishmërinë që ta hartojë vetë draft-statutin për Asociacionin, por se nga BE-ja i është thënë se kjo është punë e Ekipit Menaxhues.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani