Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së për shuarjen e zjarrit në Pishporo, Balla zbret në terren

Nga A2 CNN
1 Tetor 2023, 13:42 | Aktualitet

Teksa flakët në bregdetin e Pishporos vijojnë të përhapen me shpejtësi në masivin pyjor, në terren ka zbritur ministri i Brendshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga prefekti i qarkut Lefter Shehaj dhe kryebashkiaku Armando Subashi. Ai ka deklaruar se Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht ndihmë Bashkimit Europian duke bërë thirrje për aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile, që do të mundësonte ndërhyrjen e nevojshme nga ajri në zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos