"Bebet duhet të lindin, jo të abortohen", qytetarët firmosin “Manisfestin e Jetës”

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 19:56 | Aktualitet

Një grup qytearësh i janë përgjigjur të enjten pasdite ftesës së Koalicioni Shqiptar “Pro Familjes & Jetës” për të firmosur peticionin, “Manisfesti i Jetës”.

Ky peticion, siç shpjegojnë edhe hartuesit e tij, është i përbërë nga 10 pika për mbrojtjen e Familjes dhe Fëmijëve.

Qytetarët e pranishëm, të cilët mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej “Respektoni Kodin e Familjes” kanë firmosur peticionin.

Ndërsa, duke u nisur edhe nga drafti i ri për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues, pastori Akil Pano thekson ndër të tjera, se bebet duhet të lindin dhe jo të abortohen.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri