Incident i rëndë gjatë Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, tre çiklistë dalin nga rruga, nisen në spital

Nga Jerola Ziaj
23 Maj 2024, 16:20 | Aktualitet
Incident i rëndë gjatë Turit të 81-të Çiklistik
Foto ilustruese

Një incident i rëndë, por fatmirësisht pa pasoja serioze ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në aksin rrugor Kuç – Qeparo, ku gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga.

Për pasojë, të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Vlorë/Informacion paraprak: Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

Të plagosur rëndë janë dy çiklistë grek që janë nisur me helikopter në tiranë, ndërsa i plagosuri tjetër është holandez. Aksidenti ka ndodhur për shkak të mungesë së sinjalistikës në një kthesë të fortë në Qeparo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024