Miratimi i rezolutës për Srebrenicën, Begaj: Shqipëria e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 19:39 | Aktualitet

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën, Begaj: Shqipëria e

Kanë ardhur reagimet e para nga Shqipëria pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi pasditen e së enjtes një rezolutë për përkujtimin e gjenocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë. 

Kreu i shtetit, Bajram Begaj, në një reagim në platformën “X” shprehet se Shqipëria edhe një herë e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore me votën dhe angazhimin e saj që kjo rezolutë të miratohej.

Kjo datë do të shërbejë si kambanë e përhershme për të përkujtuar dënimin e gjenocidit, që masakra të tilla të mos përsëriten më dhe njëkohësisht është edhe një përgjigje ndaj mohuesve të gjenocidit dhe krimeve të tilla të tmerrshme,” shton Presidenti i Republikës.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani shprehet se Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

Me votimin e kësaj rezolute, çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë- Hercegovinë dhe kudo.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi