Bora mbulon disa akse në veri të vendit

Nga A2 CNN
5 Mars 2024, 08:48 | Aktualitet

Bora ka mbuluar, mëngjesin e së martës, disa zona në qarkun e Shkodrës që ndodhen në lartësi mbi 1000 metra. Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Botë-Theth, reshjet kanë qenë të dendura në lartësinë mbi 1300 metra. ARRSH noftoi se është kryer kriposja e rrugëve dhe deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim.

Reshjet bore ka pasur edhe në juglindje të vendit dhe kryesisht lartësitë mbi 800 metër edhe pse jemi në ditët e para të muajit mars. Zona e Dardhës dhe fshati turistik janë sërish nën bardhësi, pasi gjatë natës ka rënë rreth 10 cm borë.

Aksi Korçë-Bonoshticë-Dardhë është i hapur gjithashtu, ndërsa nuk raportohen problematike as në rrugët e tjera nacionale apo rurale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë