Dy lëkundje sizmike në Kosovë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2024, 07:15 | Aktualitet

Dy lëkundje sizmike në Kosovë

Dy lëkundje sizmike me magnitudë 4.0 dhe 3.2 Rihter janë regjistruar pas mesnate në Kosovë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Tërmeti i pari ai më i forti ndodhi rreth orës 01:46, teksa i dyti rreth 120 minuta më vonë.

Epiqendra ishte po e njëjta, 15 km në jugperëndim të Prizrenit, teksa lëkundjet zgjatën për disa sekonda.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme si pasojë e tërmeteve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos