Në emisionin “Diagnozë” nga Freskida Miloti ishte e ftuar Matea Koçi, psikologe në Klinikën Vera - Virhov. Ajo foli për ristë në trajtimin e fëmijëve dhe adoleshentëve me çrregullime në sjellje.
Mes shumë teknikave u diskutua edhe për Nirvanën që është një pajisje neurorehabilitimi e cila lejon pacientin të kryejë procesin e tij të rikuperimit në një mjedis që zbulon lëvizjen e tij dhe përgjigjet në përputhje me projeksionin. Pacienti nuk ka nevojë të veshë asgjë pasi lëvizja kapet nga sensori i lëvizjes.
Fokusi kryesor është transformimi i një procesi standard rehabilitimi në një "lojë" tërheqëse pa ndërhyrë në rëndësinë e terapisë aktuale. Sistemi mund të përdoret me pacientë të të gjitha moshave dhe është i përshtatshëm për patologji të ndryshme mjekësore si ne: Paralizë cerebrale, çrregullime të sjelljes, autizëm, Parkinson, Alzheimer etj. Ekziston një literaturë e gjerë, e prodhuar nga disa qendra kërkimore dhe universitete në të gjithë botën. Pajisja është eksportuar në disa zona të botës dhe sot ka arritur në versionin 3.0 pas më shumë se 10 vitesh në treg. (A2 Televizion)