Siguria në rrjetet sociale, drejtues të “Tik Tok”, takim me përfaqësues të institucioneve

Nga A2 CNN
11 Tetor 2024, 15:04 | Aktualitet

Siguria në rrjetet sociale, veçanërisht e fëmijëve ishte në fokus të një konference që u zhvillua të premten në Tiranë mes drejtuesve të platformës së njohur “Tik Tok” dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare.

Konferenca, e para e kësaj natyre në rajon, është pjesë e nismës së përbashkët të Tik Tok me CRCA/ECPAT për të rritur ndërgjegjësimin për aftësimin digjital dhe sigurinë midis fëmijëve, grave dhe grupeve të tjera të pambrojtura, shkruan A2.

Drejtuesja e AMA, Armela Krasniqi rikujtoi se ka nisur një bashkëpunim me këtë platformë për të fshirë të gjitha videot që përmbajnë dhunë, gjuhë urrejtje, abuzim me fëmijët dhe të komuniteteve apo shkelje të të drejtave themelore, raporton A2.

Në konferencë ishin të ftuar edhe përfaqësues nga vendet e tjera te Ballkanit, me qëllim që të kenë të njëjtën qasje në këtë platformë. Drejtues të organizatave pjesëmarrëse në konferencë kërkuan nga qytetarët që të denoncojnë çdo rast kur siguria e tyre në rrjetet sociale cenohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos