Shkolla speciale, modelja dhuron pajisje për fëmijët ndryshe

Nga A2 CNN
10 Tetor 2024, 16:38 | Aktualitet

Fëmijët me aftësi ndryshe të cilët frekuentojnë shkollën speciale “3 Dhjetori” në Shkodër tashmë do të kenë në shërbim një dhomë terapie dhe një palestër.

Këto ambiente të reja, që pritet të përmirësojnë aftësitë e tyre u financuan nga shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa ideja për të investuar pikërisht në këtë institucion ishte e një vajze nga Shkodra.

Nisma e Megit ka gjetur edhe mbështetjen e modeles së njohur shqiptare Emina Çunmulaj, e cila nuk ngurron të ndihmojë bashkëatdhetarët e saj.

Këto dy ambiente te reja, palestra dhe dhoma e terapisë janë pak nga çfarë i nevojitet shkollës speciale “3 Dhjetori” ne Shkodër, institucion që sipas drejtuesve duhet të mbështet më tepër me fonde, staf dhe aktivitete gjithëpërfshirëse.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos