Furtunë në Leskovik, era shkul pemët, probleme dhe me furnizimin me energji

Nga A2 CNN
14 Qershor 2024, 09:15 | Aktualitet

Furtunë në Leskovik, era shkul pemët, probleme dhe me furnizimin

Reshje të dendura shiu dhe breshri të shoqëruara me erë të fortë në formë shtrëngatash, pushtuan për disa minuta qytetin e Leskovikut dhe zonat rreth tij, mbrëmjen e së enjtes.

Nga stuhia në qytet, janë rrëzuar disa pemë, ndërsa ka pasur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme serioze materiale në banesa apo mjete private. Grupet e OSHEE-së kanë nisur punën për riparimin e defekteve. 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024