View this post on Instagram
Atë Grigor Pelushi thotë që pavarësisht akuzave që i janë bërë Kryepeshkopit Anastas, për shkak të kombësisë së tij greke, shumica dërrmuese e klerikëve ortodoksë në vendin tonë janë shqiptarë.
“Ndërsa të tjerët i dërguan studentët e tyre të studionin nëpër vende të tjera jashtë, kryepeshkopi i arsimoi të gjithë klerikët që janë në Shqipëri. Sot, klerikë, janë të gjithë në shtetas shqiptarë dhe janë të gjithë shtetas shqiptarë përveç dy a tre persona që janë si misionarë”, tha Pelushi, në podcast-in “Elefanti në dhomë” në A2 CNN, me Ervin Qafmollën.
Pjesë nga biseda
Ervin Qafmolla: Pra ajo akuza që u tha, që kjo do bëhet kishë greke, që këtu do jenë të gjithë grekë, që kjo është pjesë e një komploti shumë më të madh nga Greqia, që kjo do jetë kishë greke që do flitet vetëm greqisht, nuk do ketë asnjë fjalë shqip dhe mes kësaj do helenizohen gjithë ortodoksit shqiptarë dhe prej andej do përhapet, do helenizohet gjithë Shqipëria se ky ishte plani makabër, rezultoi që në fakt kemi një kishë që është më shqiptare seç ka qenë ndonjëherë ndoshta.
Atë Grigor Pelushi: Jemi i vetmi komunitet fetar në Shqipëri që kemi numrin më të pakt të misionarëve të huaj, pra vetëm dy ose tre. Të tjerët janë të gjithë shtetas me nënshtetësi dhe kombësi shqiptare.
Në podcast-in me Atë Grigor Pelushin, i cili dikur ka qenë edhe asistent i Kryepeshkopit, hidhet dritë mbi jetën, veprën, persekutimin publik dhe sakrificën e Anastasit të Shqipërisë, i cili këtu e 33 vjet të shkuara, pas rënies së regjimit komunist, mori përsipër detyrën të ringjallte kishën dhe komunitetin ortodoks në Shqipëri. Kjo është një bisedë mbi veprën e një misionari të krishterë, akademiku, udhëheqësi dhe qytetari të botës, i cili mbi themelin parimor të "ortodoksisë universale", rindërtoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ndiqni podcast-in e plotë (A2 Televizion)