Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Mbeturinat anës rrugëve, hall i madh në Kukës

Nga Ervin Mehmeti
27 Shkurt 2024, 15:25 | Aktualitet

Këto mbeturina të hedhura vend e pa vend, janë kontakti i parë i vizitorëve dhe çdokujt që futet në qytetin e Kukësit.

Tonelata të tëra me lloje të ndryshme mbetjesh janë hedhur në mënyrë të papërgjegjshme si nga individë ashtu edhe nga subjekte të ndryshme private.

Dhe një situatë e tillë nuk mund të mos konstatohet si nga qytetarët kuksianë që duket se janë mësuar me pamje të tilla ashtu edhe nga qytetarët e Kosovës që e frekuentojnë shpesh këtë rrugë.

Nga ana tjetër bashkia për të disatën herë ka nisur heqjen e këtyre mbeturinave me shpresën dhe apelin ndaj qytetarëve për të qenë më të përgjegjshëm dhe më bashkëpunues për një ambient të pastër.

Gjithashtu kërkohet nga institucionet lokale me tepër kontroll ndaj ndotjes se ambientit dhe natyrisht vendosjen e autoritetit të tyre në respekt të ligjit për shkelje të tilla kaq flagrante.

A2 CNN Livestream

A2 Business