Pas më shumë se 10 ditësh qëndrim në radën portuale të Portit të Durrësit, anija me flamur turk “Moliva” e dyshuar me mbetje të rrezikshme ankorohet terminalin e portit.
Mëngjesin e së premtes nisi shkarkimi i ngarkesës me 102 kontejnerë për t’u zhvendosur në drejtim të Porto Romanos dhe do të menaxhohet nga Agjencia e Menaxhimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Ndërkohë në Tiranë u rindez në komisionet e Kuvendit debate për këtë çështje që që u bë kryelajm gjatë gushtit me pikasjen e anijes së nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës nga rrjeti i Aksionit të Bazelit.
Luan Baçi: Kur janë të dyshuara rrezikshme, janë të rrezikshme këtu hynë edhe toksiket e rëndësishme është që ju nuk e keni këtë informacion.
Mirela Kumbaro: Nuk mund të interpretoni si të doni.
Luan Baçi: Kush janë mbetje të dyshuara të rrezikshme?
Mirela Kumbaro: Zoti Baçi e kuptoj hallin që ka politika se ju ka mbetur në maj të ballkonit. Nëse se kuptoni mbetjet e rrezikshme hapni ligjin, mjekësore, radioaktive urbane etj... Nëse ju keni të vërtetën sic po referoheni jeni të lirë ta shprehni në prokurori por mos të përhapim panik me fjalë të pasakta.
Luan Baçi: Nuk kam frikë nga askush!
Mirela Kumbaro: Jua kuptoj hallin por s’jua zgjidh dot.
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro deklaroi se kontejnerët kanë kaluar nga Porti si mall i paetiketuar nga askush si mbetje toksike. Ajo tha se duhet pritur drejtësia.
“Nuk ka folur njeri për mbetje toksike. Është e pafalshme të hedhim në publik fjalë të cilat krijojnë panik. Fjala mbetje toksike nuk është në asnjë nga letrat që kanë qarkulluar. Çështja në fjalë është objekt i hetimit të Prokurorisë së Durrësit. Agjencitë e ministrisë por dhe të tjerat janë në bashkëpunim të plotë, kemi kryer veprime verifikuese. Sot që flasim siç e njoftoi ministri Brendshëm është identifikuar vendi ku do të depozitohen të cilët janë të dyshuar si mbetje të rrezikshme jo toksike. Të dyshuara të rrezikshme të deklaruara nga subjektet si mall, të cilat janë nënprodukte metali që përdoren në rikuperimin dhe riciklimin e mbetjeve të kësaj tipologjie. Do të depozitohen si materiale të sekuestruara. Do ndiqen procedurat e duhura. Do presim veprimet që do bëj prokuroria”, tha Kumbaro.
Për vërtetimin apo jo të rrezikshme do të ndërmerren mostrat e nevojshme të cilat do të analizohen në Belgjikë e Zvicër.
“Deri në momentin që po flasim nuk janë mbetje pasi janë nisur për tu analizuar, nuk kanë marrë asnjë autorizim nga Ministria e Turizmit janë nisur si mall nga territori shqiptar. Kanë vite që shkojnë dhe çojnë. Për të qenë korrekt me terminologjinë ka dyshime që janë mbetjet, do merren mostrat do shkojnë mostrat në Belgjikë e Zvicër dhe do vij përgjigja aty do të sqarohet. Nuk u pranua si mall për shkak të rrëmujës së krijuar”, tha drejtori i MTM-së, Thanas Karaja.
Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor. Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar zbarkimin e 102 kontejnerëve në një vend të Porto Romanos, larg nga zonat e banuara, të ruajtura me kushte sigurie fizike dhe shëndetësore. Sipas drejtorit të rrjetit të Aksionit të Bazelit (BAN).
Jim Puckett, kreu i BAN-it, tha për gazetarët në Durrës më 28 tetor se "në anije janë mbi 2 ton mbetje të rrezikshme”. (A2 Televizion)