Nis viti i ri akademik, ministrja Manastirliu: Nuk ka degë që mbyllen!

Nga A2 CNN
7 Tetor 2024, 11:20 | Aktualitet

Nis viti i ri akademik, ministrja Manastirliu: Nuk ka degë që mbyllen!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu me rastin e nisjes së vitit të ri akademik ka folur për mediat lidhur me programet e reja të studimit të hapura dhe binjakëzimit të universiteteve.

"Këtë vit ne kemi rreth 20 mijë studentë të regjistrua, regjistrimit vijon edhe në dy javët e para. E rëndësishme është që edhe për degët e shkencave të natyrës dhe programet e hapura si kimia farmaceutike apo fizika kompjuterike kanë patur interes nga studentët dhe këto degë do rijetësohen", tha Manastirliu, transmeton A2.

Në një lidhje gazetarja e A2 CNN, Ornela Joti, deklaroi se në Shkodër është regjistruar vetëm një student në degën e Fizikës, ndërsa në Fakultetin e Shkencave të natyrës janë regjistruar 56 studentë.

“Nuk do të ketë degë që mbyllen. Deri në mes të tetorit vijon procesi i regjistrimit në universitete. Mund të hyjnë në degët me kuota bosh, kuotat më të shumta janë degët e mësuesisë. Dega e Fizikës në Shkodër ka vetëm një student të regjistruar, 5-6 studentë fakulteti i Shkencave të Natyrës në degë të veçanta si fizika e kimia. Edhe këto degë nuk rrezikojnë mbylljen, sipas ministres. Degët  e mësuesisë në dekadën e fundit janë lënë mënjanë nga të rinjtë, pasi më së shumti kanë zgjedhur degët e tregut të punës”, tha gazetarja e A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos