Reshjet “pushtuan” fundjavën, por çfarë pritet këtë javë?

Nga A2 CNN
7 Tetor 2024, 07:26 | Aktualitet

Dita e parë e kësaj jave ka nisur e kthjellët dhe e freskët, duke lënë pas një fundjavë me reshje të dendura shiu dhe përmbytje sidomos në Vlorë. Meterorologia e A2 CNN Tanja Porja paralajmëroi në “Dita Jonë” një ditë me diell, ku temperaturat priten të rriten në mesditë dhe termometri të kapë deri në 25 gradë celsius.

“Shumë shpejt kthjellohet në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Diell në pjesën më të madhe të ditës. Mesdita e ngrohtë. Temperaturat do të variojnë nga 6-25 gradë. Mesdita e ngrohtë”, tha Porja në A2.

Sipas meteorologes së A2 era do të jetë me shpejtësi mesatare dhe nuk do të jetë problematike.

“Vranësia në veriperëndim e perëndim. Mbetet me diell bregdeti dhe juglindja. Nuk do të ketë reshje”, tha meteorologia e A2.

Ajo paralajmëroi se nga nesër e në vijim do të ketë rritje të vlerave termike, por nga mesia i javës do të rinisin reshje të pakta shiu.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos