A2 CNN siguron pamjet nga azili i të moshuarve në Tiranë që u shkrumbua nga zjarri

Nga A2 CNN
5 Tetor 2024, 21:51 | Aktualitet

Një azil privat, i emërtuar si “Joshua Center” u përfshi nga flakët gjatë mesnatës së të premtes në Tiranë, duke bërë që disa të moshuar të bllokoheshin brenda godinës.

Policia e kryeqytetit njoftoi se u desh ndërhyrja e efektivëve të policisë së komisariatit numër 1 dhe forcave “Shqiponja”, për të bërë të mundur evakuuimin e të moshuarve nga azili në flakë, që ndodhet në rrugën “Ali Visha.
Sipas policisë 4 të moshuar u dërguan në spital për t’u trajtuar me ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

A2 CNN ka mësuar se ka dy versione për shkakun e rënies së zjarrit. Dyshohet se flakët kanë nisur nga një batanije elektrike, ose një kondicioner në azil.

Zjarri ka rënë rreth orës 00:15, ndërsa në pamjet e shpërndara nga policia shihen disa efektivë që nxitojnë t’u vijnë në ndihmë të moshuarve, duke i shpëtuar nga flakët.

Sakaq, në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2 CNN janë publikuar mbrëmjen e sotme edhe pamje ekskluzive nga brenda azilit “Joshua Center”, pas shuarjes së flakëve nga forcat zjarrfikëse. Në to bie në sy një krevat dhe një kondicioner i shkrumbuar plotësisht që gjenden në një nga dhomat e azilit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos