Mbi 1000 simpatizantë, qytetarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike nga juglindja e vendit do t'i bashkohen protestës së opozitës që zhvillohet pasditen e sotme në kryeqytet.
A2 CNN mëson nga burime pranë selive blu se numrin më të madh të protestuesve do ta ketë dega e PD në Korçë me 300 protestues ndërkohë që Maliqi dhe Devolli do të kenë nga 250, secila degë.
Nga ana e Partisë Demokratike të Pogradecit bëhet me dije se do të jenë rreth 200 protestues ndërsa numrin më të pakët e ka Kolonja me vetëm 20 anëtare të PD.
Te njëjtat burime thanë se organizimi nuk do të ketë mjete të transportit publik, por do të kryhet me mjetet e tyre private, përcjell A2.
Ndërkohë, bëhet me dije se policia e qarkullimit rrugor ka marrë masa për lëvizjen pa probleme të protestuesve në aksin nacional Bilisht - Qafë Thanë. (A2 Televizion)