Nisma Thurje kërkon nisjen e hetimeve për çmimin e naftës dhe gazit

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 12:51 | Aktualitet

Nisma Thurje kërkon nisjen e hetimeve për çmimin e naftës

Nisma Thurje i është drejtuar Autoritetit të Konkurrencës për t'i kërkuar nisjen e hetimit për çmimin e naftës dhe të gazit në tregun e pakicës. Në letrën drejtuar këtij institucioni, Nisma Thurje shpreh shqetësimin për mosreflektimin e lëvizjeve të çmimeve në tregun vendas, në një kohë kur në bursat ndërkombëtare janë ulur ndjeshëm.

Sipas Nismës Thurje, ka dyshime se mund të ketë dakordësi mes operatorëve për të mbajtur të fiksuar çmimet e naftës dhe gazit në kundërshtim me ligjin.

“Kjo praktikë cenon ndjeshëm interesin e konsumatorëve dhe pengun zhvillimin e një tregu konkurruese”, shprehet Nisma Thurje, e cila kërkon nga Autoriteti i Konkurrencës marrjen e veprimeve të menjëhershme për të hetuar këto pretendime.

Nisma Thurje kërkon nisjen e hetimeve për çmimin e naftës

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu