Një kufomë është gjetur në det nga peshkatarët e Vlorës. Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të kepit të Gjuzës, në gadishullin e Karaburunit.
Kufoma është duke u transportuar për në triportin e Zvërnecit nga policia kufitare dhe më pas do të dërgohet për ekspertizë në morgun e Vlorës.
Ende nuk ka informacion mbi identitetin e trupit të pajetë, i cili është i dekompozuar.
"Sot, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, eikuipazhi i një anije peshkimi, ka konstatuar në det, një trup të pajetë, dyshohet i seksit mashkull dhe ka lajmëruar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat menjëherë kanë shkuar në vendgjarje. Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune", njofton policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijon punën për identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. (A2 Televizion)