Kryeministri Edi Rama ka publikuar video natën nga Ura e Madhe e Kukësit, e cila u inaugurua gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook krahas videos, Rama shkruan me ironi se lutet për ata që thoshin ‘ura do bjerë’, ‘ura u ndryshk’, etj.
Ai vijon më tej ironinë kur thotë ‘kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë’, shkruan A2 CNN.
“Për hajër URA E MADHE E KUKËSIT????????Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë”, ka shkruar Rama në Facebook. (A2 Televizion)