Profesori Jean-Michel de waele, nga universiteti i Brukselit ka mbërritur në auditorët e Fakultetit të Gazetarisë për të ndarë me të rinjtë dhe një publik të zgjedhur mendime mbi përgjegjësinë që kanë apo duhet të kenë mediet në ngritjen e partive populiste në Europë.
“Mua më duket se faza që ne po jetojmë në Europë është që një botë e vjetër, një botë e re është duke u krijuar.. dhe në jemi në mes një bote me energji të reja kushumçka nuk është stabilizuar. Prodhon shumë fantazma, ankthe, populizëm, pasiguri, tranzicion.”
Sipas profesorit jo pak ndikon sot edhe media online, portalet dhe faqet zyrtare apo të komunikimit me publikun duke rrezikuar kështu edhe në lidhje më lajmin e rremë ose atë që njihnim si Fake News.
“Çështja e informimit të qytetarit në ditët e sotme është disi më e komplikuar. Sepse dikur në rend të parë për informimin kanë qenë mediat e shkruara, pra shtypi i shkruar, disa prej të cilave kanë mbijetuar edhe sot. Nuk mund të them që informacioni ishte apo jo gjithmonë objektiv, por dikur informacioni verifikohej dhe kontrollohej nga disa persona. Sot jemi ne kushtet kur 5, 7 apo 10 veta mund të kenë median e tyre dhe aty vendosin vetë çfarë do të publikojnë dhe jo sipas interesave. Sigurisht kjo e ka kthyer debatin në një çështje me shumë pikëpyetje. Brenda 10 -15 vjetësh kemi kaluar nga një pikpamje utopiste kemi dyshime të tjera, ndonjëherë edhe katastrofike.”
Profesori i komunikimit Artan Fuga vlerësoi mundësinë e auditorëve të tillë për të studentët shqiptarë, duke na lënë të nënkuptuar edhe përmes këtij takimi me kolegun e tij se pushteti vjen bashkë me përgjegjësitë në media. (A2 Televizion)