Sindikatat në grevë, Greqia mbyll të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, disa qytetarë të painformuar

Nga A2 CNN
2 Prill 2024, 15:01 | Aktualitet

Me gjithë njoftimet e bëra për mbylljen e pikave të kalimit kufitar me Greqinë për 48 orë si pasojë e një greve të sindikatave në shtetin Helen, sërish nuk kanë munguar qytetarët që kanë ardhur në pikat doganore për të kaluar në të dyja anët e kufirit.

Një grua e kishte kuptuar se do të bllokohej vetëm Kakavija dhe kishte udhëtuar nga Tirana në  Kapshticë për të kaluar në Greqi ku ka familjen e saj.

Një tjetër person për një rast vdekjeve kishte hasur probleme për t’u futur në vendin tonë edhe si këmbësor.

Ndërsa nuk kanë munguar as turistët të cilët kanë qenë të painfromuar mbi këtë bllokim të doganave greke.

Ndërkohë në Kakavijë situata ka qenë e qetë, ndërsa kanë kaluar gjatë ditës disa këmbësorë pa mjete dhe pa bagazhe. Greva e doganierëve grekë do të vijojë deri në orën 05:30 minuta të mëngjesit të datës 4 prill, kur është njoftuar që pikat kufitare do të rifillojnë të funksionojnë normalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos