Problemet nga pishinat, kontroll 120 subjekteve për cilësinë e ujit dhe sasinë e klorit

Nga Ornela Joti
9 Qershor 2024, 13:56 | Aktualitet

Zgjidhni pishina që plotësojnë standardet, për të shmangur infeksionet e ndryshme. Thirrja vjen nga mjekët të cilët  do sezon veror përballen me shqetësimet e pacientëve nga uji i ndotur apo nga sasia e madhe e klorit.

Fëmijët janë më të ndjeshmit, ndaj  prindërit duhet të bëjnë kujdes për çdo shqetësimi që mund të shfaqin në lëkurë apo në  organe të tjera, thonë mjekët.

Me fillimin e sezonit të plazhit, 120 pishina verore  në qarkun e Tiranës po i nënshtrohen kontrolleve nga inspektoriati shëndetësor.

Cilësia e ujit dhe  prania e punonjësi I ndihmës së shpëjtë  janë kriteret kryesore që duhet të plotësojnë pishinat për të vijuar funksionimin.

Në rast shkeljesh do të ketë pezullime. Kreu i Inspektoriatit Shëndetësor ju bën thirrje subjekteve të zbatojnë kriteret dhe kushtet teknike të pishinave.

Ndërsa, qytetarëve ju kërkon të raportojnë për çdo problematikë që vënë re në këto ambiente pushimi.

Referuar kontrolleve të mëparshme, një nga problemet që konstatohet më shpesh në pishinat e kryeqytetit është mbidozimi i klorit dhe mosrespektimi i parametrave të ujit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024