Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Projekte në Sazan, Zvërnec dhe Beograd! Flet dhëndri i Donald Trump: Jam shumë i emocionuar

Nga A2 CNN
16 Mars 2024, 13:22 | Aktualitet

Projekte në Sazan, Zvërnec dhe Beograd! Flet dhëndri i Donald

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, konfirmoi të premten se është shumë pranë arritjes së disa marrëveshjeve biznesi në Shqipëri dhe Serbi.

“Jemi shumë të emocionuar”, tha Kushner në një intervistë për “Neë York Times”. “Nuk i kemi finalizuar ende këto marrëveshje, kështu që ndoshta edhe nuk mund të realizohen, por kemi punuar shumë fortë dhe jemi shumë afër”.

Kushner dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump, kanë qëndruar larg aktivitetit politik të Donald Trump që prej sulmit mbi Kapitolin në janar të vitit 2021, por sipas “NYT”, këto marrëdhënie biznesi në Ballkan i kanë nisur që nga koha kur Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë, vend ku shpreson të rikthehet në janarin e vitit 2025.

Projekte në Sazan, Zvërnec dhe Beograd! Flet dhëndri i Donald

Sipas “NYT”, Kushner ka bashkëpunuar me Richard Grenell për të krijuar lidhje në Ballkan, ku ish-ambasadori amerikan në Gjermani ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i Trump për rajonin.

Një prej bizneseve flitet se është zhvillimi i ishullit të Sazanit në vendin tonë, për ta shndërruar në një destinacion turistik. Ndërsa në Beograd është planifikuar të ndërtohet një hotel luksoz me 1500 njësi dhe një muze, pikërisht në vendin ku ndodhej shtabi qendror i ushtrisë jugosllave i shkatërruar nga NATO në vitin 1999.

Në të dy rastet, toka mbi të cilën do të zhvillohen projektet është shtetërore, kështu që marrëveshjet duhet të mbyllen me përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe asaj serbe.

“NYT” raporton se një projekt i tretë përfshin ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec, me hotele dhe vila.

Kushner merr pjesë në këto projekte përmes firmës së tij të investimeve, “Affinity Partners”, e cila ndër të tjera ka marrë edhe 2 miliardë dollarë nga Fondi Publik i Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Projekte në Sazan, Zvërnec dhe Beograd! Flet dhëndri i Donald

“NYT” raporton se Kushner e ngriti kompaninë e investimeve pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, por shfrytëzoi lidhjet e krijuara nga koha kur shërbeu si këshilltar i vjehrrit të tij për të tërhequr fonde, si në rastin e atyre me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili sundon faktikisht vendin.

Por, i pyetur nga “NYT” rreth këtyre lidhjeve, ai tha: “Askush nuk po më jep marrëveshje biznesi. Ato investime do të krijojnë vlerë të shtuar për komunitetet lokale, partnerët dhe investitorët tanë”.

Kushner dhe Ivanka Trump e kanë vizituar dy herë vendin tonë që kur Trump u largua nga pushteti. Në të dy rastet ata janë shoqëruar nga Grenell dhe madje janë takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Projekte në Sazan, Zvërnec dhe Beograd! Flet dhëndri i Donald

Lidhur me projektet e tij në Shqipëri, Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit i tha Zërit të Amerikës se kompania e zotit Kushner ka paraqitur një aplikim pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve “për një projekt turistik në ishullin e Sazanit, si shumë aplikime që bëhen nga investitorë të huaj, dhe lajmi i mirë është që tanimë turizmi ka hyrë në sektorët e interesit të investitorëve të huaj, jo vetëm të shqiptarëve. Por sipas ligjit, projekti duhet të kalojë në disa shkallë shqyrtimesh, para se të merren vendime, por gjithsesi, deri sot, një projekt i tillë nuk ka ardhur ende në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit”.

Projekte në Sazan, Zvërnec dhe Beograd! Flet dhëndri i Donald

Në shpjegimin e saj, Ministria shprehet se “ka pasur edhe më parë interesime e kërkesa për zhvillim turistik në ishullin e Sazanit, çka pa diskutim përkon në parim me ambicien tonë për ta kthyer ishullin në një xhevahir të kurorës së turizmit mesdhetar, por i kemi refuzuar, sepse objektivat zhvillimore të të interesuarve nuk i kemi konsideruar në përputhje me vizionin e një turizmi miqësor me mjedisin dhe natyrën, ekuilibër i domosdoshëm për Shqipërinë turistike të vizionit 2030”.

Për rastin e Zvërnecit, ministria tha se nuk ka dijeni për një projekt të tillë, duke shtuar se “çdo propozim e përpjekje për të investuar në Shqipëri është i mirëseardhur. Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur ambicien për nxitjen dhe lehtësimin e investimeve cilësore në turizmin e ekselencës dhe të hotelerisë me 5 yje, me standarde ndërkombëtare. Çdo investitor serioz që vjen, për më tepër nga vende aleate strategjike të Shqipërisë siç janë edhe SHBA-të, e ka derën të hapur për të kontribuar në rritjen cilësore të turizmit dhe të standardeve të larta në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani