Protesta e fermerëve, policia kufitare greke: Bllokohet rruga Kallpaq-Janinë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 08:43 | Aktualitet
Protesta e fermerëve, policia kufitare greke: Bllokohet rruga
Foto ilustruese

Policia kufitare greke njofton se nga ora 10 e mëngjesit të sotëm, deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq - Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Gjithashtu, raportohet se, lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos