Shfaqet gripi i shpendëve në Tiranë, karantinohet vatra në fshatin Mëzezë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2024, 19:51 | Aktualitet

Një vatër e gripit të shpendëve (H5N1) është identifikuar në fshatin Mëzezë në Tiranë. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Bujqësisë, e cila bën të ditur se vatra është karantinuar me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit, shkruan A2.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se Instituti i Shëndetit Publik është lajmëruar për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut tek njerëzit, raporton A2.

Ndërsa është ndaluar me urdhër që fermerët të kryejnë transportime apo dhe shitje nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz.

Ndërsa për zinxhirin e sigurisë ushqimore Ministria e Bujqësisë garanton se është nën kontroll.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos