“Stop gjenocidit në Gaza!” Tubim në mbështetje të Palestinës në Tiranë

Nga A2 CNN
17 Mars 2024, 18:34 | Aktualitet

Me dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të diel në sheshin “Skënderbej” në Tiranë në një tubim kundër luftës në Gaza.

Me pankarta “ndaloni bombardimet”, “Stop gjenocidit në Gaza!” tubuesit shprehën mbështetjen e tyre për paqe dhe liri të popullit palestinez. Ata i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë për të ndaluar bombardimet izraelite që po vrasin civilë dhe fëmijë të pafajshëm.

Edhe më herët, në kryeqytetin shqiptarë janë mbajtur tubime kundër luftës në Gaza, në mbështetje të popullit palestinez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos