Zjarr në zonën e Dushkut, kodra përfshihet nga flakët

Nga A2 CNN
16 Mars 2024, 17:27 | Aktualitet

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Dushkut pasditen e së shtunës. 

Flakët janë përhapur përhapur me shpejtësi në zonën e Dushkut- Fshat, të ndihmuara dhe nga era.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Lushnjës, Peqinit e Rrogozhinës të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta teksa po hetohet nëse ai ka qenë i qëllimshëm.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli