Vijon debati në Komisionin e Shëndetësisë pa përgjigjet e Beqajt, opozita akuza për skenar

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 18:02 | Aktualitet

Vijon prej orësh debati në komisionin hetimor për Shëndetësinë ku pritet ende dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj. Opozita akuzon mazhorancën për skenar për të penguar Beqjan të japë dëshminë, ndërsa deputetja e mazhorancës Klodiana Spahiu e quan aludim akuzat e opozitës. Deputeti Xhelal Mziu tha se Beqja ndodhet në një sallë me eksponentët e PS-së që është e palejueshme.

Në nisje të punës së komisionit, Beqaj ka kërkuar që të bëjë një komunikim paraprak, të shoqëruar me një prezantim në power point, gjë që është kundërshtuar nga përfaqësuesit e opozitës.

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: Te ky komision jemi ne, nëse ti do të shkosh te Elisa shko. Lëreni të flasë, po ju edini që nga dëshmia e tij do të dalin 1001 zullume ndaj po e pengoni.

Klodiana Spahiu: Kryetare pse duhet të aludosh për skenar? A ka njeri më të interesuar se Beqja për të referuar më shumë se ai?

Albana Vokshi: Nuk po e lini. Atë prezantimin të na e lëxoje dhe dërgojë.  E bëtë shoë e sollët me pranga dhe nuk po e lini. Nuk bëhet kështu se gjynah

Klodiana Spahiu: Ato pyetje që kemi ne dhe të tjerët të bazohet në ato që ai do të thotë. Në këto 8 orë do të kishim mbaruar.

Albana Vokshi: Deklaratë. Të hapë laptopin dhe ta lexojë deklaratën. Le të na e dorëzojë. Po ia plotësojmë të gjitha. Kaq. Ai mund të kërkojë që edhe të dalë e të shkojë në shtëpi të vet.

Xhelal Mziu: Mazhoranca vijon skenarin në mënyrë të specifikuar. Kemi 6 muaj që merremi me këtë çështje i jemi drejtuar SPAK për të dëshmuar personi në paraburgim dhe kjo është strategji e mazhorancës, që dëshmitari është në ambient të mbyllur me eksponentët të PS që nuk lejohet, ose duhet të jetë brenda në sallë ose në paradhomën e sallës ku bëjmë mbledhjen. Nuk e di se në cilën nga zyrat është. Komisioni hetimor i drejton pyetje personave që kanë qenë të lidhur me të dy afërta korruptive. Dhe nëse ka në person që të gjithë shqiptarët e njohin është Beqja. PPP e koncesionet janë instrumenti më korruptiv. Vetëm në Shqipëri ndodh që Vilma Nushi ka shtuar një shërbim te shëndetësia. Kur ne ftonim KLSH nuk e linin të komunikonte kur dilnin jashtë rendit të ditës.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos