Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Vota e emigrantëve, Haçkaj: Hap pozitiv drafti i paraqitur nga PS

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 09:26 | Aktualitet

Florian Haçkaj nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” e vlerësoi si hap pozitiv draftin e paraqitur nga Partia Socialiste në lidhje me votën e emigrantëve.

Sipas tij, është normale që diaspora të ketë përfaqësuesit e saj, teksa shtoi se puna duhet të vijojë me shpejtësi pasi jemi 67 ditë në shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Fakti që partia në pushtet ka sjell një draft është pozitiv. Nuk e di është dorëzuar apo jo. Nëse ky draft është zyrtar është pozitiv sepse përputhet me atë që ka gjithë bota për votën e diasporës. Ne jemi kundër regjistrit të emigrantëve. Çdo vend në botë ka një regjistër pranë KQZ. Pikat e tjera janë pozitive. Jemi 67 ditë në shkelje të Gjykatës Kushtetuese. Është normale të ketë përfaqësues nga diaspora. E rëndësishme është që vota të na mundësohet dhe të hapet kjo faqe e re e historisë”, tha Haçkaj.

Në lidhje me votën e emigrantëve, në draftin e paraqitur nga PS-ja, propozohet që shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të votojnë nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ, jo më vonë se ditën e votimit. 

Për këtë, ata do të duhet të bëjnë regjistrimin e adresës së banimit të tyre jashtë vendit në përputhje me ligj nr. 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli