“Edhe fshatrat, të moshuarit apo diaspora”, ngrihet strategjia 1.6 mld lekë për sipërmarrjet inovative

Nga Marinela Lina
31 Mars 2024, 14:45 | Ekonomi

Integrimi i të gjitha grup-moshave por dhe zonave rurale, riatdhesimi i talenteve nga diaspora gjithashtu dhe tërheqja e investimeve të huaja është rruga që do të ndjek qeveria për zhvillimin e sipërmarrjeve drejt inovacionit në vend.

Të konsideruara si kompani që gjenerojnë produktivitet të lartë në një kohë më të shkurtër, qeveria ka parashikuar të shpenzojë 1.6 miliardë lekë në 6 vitet e ardhshme për ngritjen e  Strategjisë së zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative.

Përshtatja me teknologjinë më të fundit por dhe hapja e vendeve të reja pune në sektorë si Energji, turizëm, Agrobiznes e Prodhimtari është synimi kryesor i strategjisë.

E ndarë në 3 faza deri në 2030, strategjia do të ndalet në krijimin e agjencisë së start-upeve, qendrave rajonale të transforimimit, parqeve teknologjike por dhe ngritjen e rrjeteve të inkubatorëve.

Por zhvillimi i sipërmarrjeve në inovative do të shoqërohet gjithashtu dhe me krijimin e një marke shqiptare për të rritur konkurueshmërinë në tregun europian dhe më gjerë.

“Marka do të përfaqësojë përkatësinë e një shoqërie të aftë sipërmarrëse shqiptare dhe do ta vendosë Shqipërinë si një vend të dëshirueshëm në mbarë botën për investime, jetesë dhe fillimin e sipërmarrjeve.”

Për largimin e hendeqeve të pabarazisë strategjia synon edhe integrimin e zonave rurale por dhe përfshirjen e moshave të treta nëpërmjet pjesëmarrjes në qendrat digjitale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli