Euro e ka nisur edhe këtë javë në rënie. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europaine po këmbehet mesatarisht me 103.88 lekë.
Në raport me fundjavën, euro është zhvlerësuar me pak pikë. Në shitje valuta europiane po këmbehet me 104.19 lekë, ndërsa po blihet me 103.56 lekë.
Në rënie e kanë nisur javën edhe dy valutat e tjera kryesore në vend, dollari dhe paundi. (A2 Televizion)