Po i afrohet nivelit të 100 lekëve, pasi e nis javën në rënie, euro vijon tatëpjetën

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 15:20 | Ekonomi

Pasi e nisi javën në rënie, euro vijon tatëpjetën. Valuta europiane po i afrohet shpejt nivelit të 100 lekëve.

Aktualisht një euro po këmbehet mesatarisht me 100.64 lekë. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, në shitje një euro po këmbehet me 101.05 lekë ndërsa po blihet për vetëm 100.27 lekë.

Bashkë me euron janë zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore në vend si paundi apo dollari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos