Me propozim të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për heqjen e vizave me afat të kufizuar për 5 shtete, me qëllim rritjen e numrit të turistëve.
Kështu, Shqipëria ka hequr vizat me Arabinë Saudite, Bahrejnin, Katarin, Omanin dhe Tajlandën. Vendimi i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2024.
Qytetarët nga këto shtete mund të hyjnë në vend vetëm me pasaportë. Kjo për të afruar sa më shumë turistë të huaj që të vizitojnë Shqipërinë.
(A2 Televizion)