Shqiptarët paguajnë rregullisht kreditë, huatë e papaguara në kohë ranë në mars në nivelin më të ulët në 16 vjet

Nga Marjo Brakaj
10 Maj 2024, 16:21 | Ekonomi

Shqiptarët po vijojnë të paguajnë rregullisht këstet e tyre të kredive. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vetëm 4.64 për qind e totalit të huave të marra në banka nuk ishin paguar në kohë. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2008, duke vijuar kështu ecurinë pozitive që nuk u prish as gjatë periudhës së pandemisë apo kultit të krizës së çmimeve.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se portofoli total i kredisë së dhënë nga 11 bankat tregtare në vend ishte 763.2 miliardë lekë. Nga kjo shumë, 35.2 miliardë ishin hua të papaguara në kohë.

Rënia e treguesit në nivelin më të ulët në 16 vjet ka ardhur sa nga shlyerja në mënyrë të rregullt e kredive të vjetra, aq edhe nga zgjerimi i huave të reja. Qytetarët kryesisht për të blerë shtëpi dhe sipërmarrësit për të hapur biznese të reja... morën 30.1 miliardë lekë kredi në mars. Kjo shumë ishte 2.1 miliardë apo 7.5 për qind më e lartë se një vit më parë.

Në këtë ecuri pozitive, ndikim të rëndësishëm ka pasur veçanërisht shlyerja e huave për blerje të banesave. Kjo në një kohë që kredia e re për këtë qëllim po shënon vetëm rritje. Në tre muajt e parë të vitit qytetarët shqiptarë morën gjithsej 9.9 miliardë lekë hua, mbi 6 miliardë lekë prej të cilave për blerje banesash.

Ekspertë të ekonomisë parashikojë se kjo ecuri do të vijojë për aq kohës a bankat do të mbajnë të shtrënguara kushtet e dhënies së kredive.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli