Atentat studentit të Akademisë së Sigurisë në Shkodër, plagoset kunati! Gjendet makina e djegur

Nga A2 CNN
12 Mars 2024, 20:21 | Kronikë

Atentat studentit të Akademisë së Sigurisë në

Një 30-vjeçar ka rënë pre e një atentati mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Mësohet se rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri Gj. N., rreth 30 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë.

Si pasojë e të shtënave me armë është plagosur kunati i tij, Gj. N., 28 vjeç, edhe ky student i Akademisë së Sigurisë. Të dy janë dërguar me urgjencë në spital dhe nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, në afërsi të vendit të ngjarjes, uniformat blu kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. 

“Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. 

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.  Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos