Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen "10 Korriku" në Vlorë. Nga të dhënat paraprake, mësohet se familjarët e kishin nxjerrë bombolën e gazit në oborrin e banesës.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Situata është vendosur në kontroll me mbërritjen e zjarrfikëses pas njoftimit nga familjarët.
(A2 Televizion)