Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Refuzoi të paguante detyrimet në SPAK, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqjas

Nga Armand Bajrami
11 Mars 2024, 13:45 | Kronikë

Refuzoi të paguante detyrimet në SPAK, GJKKO rrëzon

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Ilir Beqjes, për të mos paguar gati 120 mijë lekë në SPAK për aktet e dosjes.

Kërkesa e ish-ministrit u rrëzua si e pabazuar në ligj. Nga GJKKO Beqaj kërkonte detyrimin e Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të vendosë në dispozicion të z.Ilir Beqaj si “person nën hetim”, pa kurrfarë detyrimi momentar nga ana e tij për shërbimin e skanimit, të akteve të deritanishme të dosjes hetimore që lidhet me procedimin penal Nr. 13, të vitit 2020.

Sipas kërkimit të bërë në gjykatë, Beqaj pretendonte se nuk duhet të paguante, për shkak se vënia e aktevë të dosjes në dispozicion ishte në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetuese dhe ligjore për t’u njohur me to.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani