Një ngjarje e rëndë është regjistruar, paraditen e sotme, në Fier. Nga të dhënat paraprake, mësohet se një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të qytetit.
Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një person, i cili ka shkuar me urgjencë në spital. Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia për motivin e sherrit dhe identitetin e personave të përfshirë në konflikt.
Sipas burimeve nga spitali, 17-vjeçari i plagosur është në gjendje të rëndë në sallën e kirurgjisë. (A2 Televizion)