Dalin pamjet e përplasjes mes bandave shqiptare në Itali, momenti kur 23-vjeçari qëllon me armë në lokal

Nga A2 CNN
10 Mars 2024, 17:01 | Kronikë

Mediat italiane kanë bërë publike pamjet e përplasjes me armë të bandave shqiptare në Itali, ku qëllohet për vdekje 27-vjeçari shqiptar Kasem Kasmi . Ai u vra me armë zjarri nga një shqiptar tjetër, Mikea Zeka. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Aldo Moro" në lokalin "Shake".

Siç duket edhe nga pamjet e brendshme të lokalit të marra nga kamerat e sigurisë, ambienti ka qenë mjaft i populluar me njerëz të moshave të ndryshme, të cilët terrorizohen në momentin e të shtënave. Aty duket edhe një grua më fëmijët e saj në karrocë e cila futet brenda me shpejtësi për shkak të të shtënave.

Ndërkohë që vrasja ndodhi jashtë, aty ku në një prej tavolinave ishte ulur viktima Kasem Kasmi, bashkë me tre shqiptarë të tjerë që mbetën të plagosur. Njëri pej tyre duket edhe nga pamjet i plagosur në këmbë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë