U kap me arsenal gjigant armësh, Luciano Deraj mbyll gojën para gjykatës

Nga A2 CNN
10 Mars 2024, 12:23 | Kronikë

U kap me arsenal gjigant armësh, Luciano Deraj mbyll gojën para

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me Burg" për shtetasin Luciano Deraj alias Albano Deraj. Ky i fundit u arrestua ditën e enjte në fshatin Babicë, ku në banesë ju gjend një arsenal i plotë armatimesh të ndryshme.

Luciano Deraj, u arrestua si pjesë e operacionit "Knock out 6" ku në të janë angazhuar krahas policisë së Vlorës dhe forcat Renea.

Seanca gjyqësore ka nisur në orën 11:00 të mesditës së kësaj të diele dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura. Deraj mësohet se përgjatë seancës gjyqësore nuk ka folur fare, duke mos dhënë asnjë reagim, përveç pyetjeve të drejtuara nga relatores e kësaj seance.

Gjyqtarja e çështjes e cila ka dhënë vendimin ka qenë Lirza Sinollari. Ajo i ka cilësuar provat të mjaftueshme, arrestimin në flagrancë, për ta lënë Luciano Derajn në arrest me burg.

Mbi të rëndojnë një sërë veprash kriminale, por i dyshuar edhe në disa ngjarje të tjera kriminale si i përfshirë në qytet. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më tepër rreth përfshirjes së tij, apo grupit kriminal që ishte pjesë, në përfshirjen e tyre në aktivitetet kriminale të qytetit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos