Pas videos së dhunës në pallatin mbretëror, ku Elia Zaharia përplaset fizikisht me Princ Lekën, me pretendimin se ky i fundit i ka dhunuar babanë, Gjergj Zaharia, ka reaguar për herë të parë të aktorja.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe kurajon që kanë dhënë përgjatë këtyre ditëve, të cilat i cilëson si shumë shqetësuese për të dhe familjen e saj.
Kujtojmë që Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në një proces divorci, ndërsa Leka ka nisur tanimë një romancë të re.
Reagimi i plotë:
Miq dhe dashamirës, Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot! (A2 Televizion)