Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Shpërthim tritoli në Lushnje

Nga A2 CNN
11 Mars 2024, 23:17 | Kronikë

Shpërthim tritoli në Lushnje

Një shpërthim tritoli është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Lushnjes. Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e garazhit të shtetasit A. P. 

Për fat nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“Në lagjen "Kadri Qystri", Lushnjë, në derën e garazhdit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli