Dy makina përplasen kokë më kokë në Panaja, plagosen drejtuesit

Nga A2 CNN
11 Mars 2024, 18:45 | Kronikë

Dy makina përplasen kokë më kokë në Panaja, plagosen

Dy makina janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin Vlorë-Novosel, në Panaja.

Sipas të dhënave, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. B.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe të dy drejtuesit kanë mbetur të lënduar, për këtë arsye u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë