Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Sipas të dhënave paraprake nga policia e shtetit, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin tip betoniere, ka aksidentuar shtetasin G. K., 44 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital.
Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)