Një i ri shqiptar ka humbur jetën paraditen e sotme në Menidi të Greqisë.
Mjeti ku po udhëtonte shqiptari u përplas kokë më kokë me fouristradën e këngëtarit grek, Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç dhe më pas devijoi duke i rënë një shtylle.
Sipas mediave greke, viktima është identifikuar si Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.
Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehte dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë arrestuar nga policia. (A2 Televizion)